Llalla: Verifikim kandidatëve të dyshuar

16/04/2015 00:00

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka bërë të ditur se organi i akuzës ka nisur verifikimin për të gjithë kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

“Për të gjitha rastet që ka kallëzime do të kryhet proces verifikimi dhe më pas do të hetohen. Për të gjitha rastet e bëra publike, përfshirë ato në media, ku për individë të ndryshëm ka dyshime, prokuroria do të nisë menjëherë hetimet”, tha Llalla.

Ndërkohë, edhe ndërkombëtarët e akredituar në Tiranë, në kuadër të procesit të dekriminalizimit, janë duke kaluar në skaner çdo emër kandidati të zyrtarizuar deri më tani.

Top Channel