MTI, apel drejtuesve të mjeteve të transportit ndërkombëtar: Noterizoni certifikatat e inspektimit

16/04/2015 00:00

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka apeluar sot ndaj të
gjithë drejtuesve të mjeteve që kryejnë transport ndërkombëtar të
noterizojnë certifikatat e inspektimit dhe të depozitojnë një kopje të
saj në Drejtorinë e Përgjithshme ose në atë Rajonale të Transportit
Rrugor.

“Në zbatim të detyrimeve të Marrëveshjes Europiane (AETR) për mjetet e angazhuara në transport ndërkombëtar, për të luftuar rastet e abuzimeve dhe falsifikimeve të certifikatave të tahografit, dhe për të lehtësuar kontrollin nga organet ligjzbatuese në rrugë, drejtuesit e mjeteve të transportit ndërkombëtar të mallrave që kanë kryer inspektim/kalibrim të tahografit në një nga vendet anëtare të marrëveshjes AETR, duhet të sigurojnë një kopje të noterizuar të certifikatës të kalibrimit të tahografit dhe ta depozitojnë atë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ose në Drejtorinë Rajonale përkatëse”, thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë së Transportit.

Top Channel