Bën kanoe me formën e vaginës së saj, japonezja rrezikon 2 vite burg

16/04/2015 00:00

Një artiste japoneze, e cila bëri një kanoe me formën e vaginës së saj, rrezikon tashmë një dënim prej dy vitesh burg për “shpërndarje materialesh të turpshme”. Megumi Igarashi, përveç burgut, mund të gjobitet edhe me rreth 20 mijë dollarë.

Ajo ia ka dërguar foton e vaginës rreth 30 personave, të cilët e kanë ndihmuar në ndërtimin e kanoes.

Por, avokati i japonezes nga Tokio, Takashi Yamaguchi, ka besim se do e fitojë çështjen dhe klientja e tij nuk do të dënohet.

“Ajo thjesht po përdor një pjesë të trupit të saj, që në këtë rast janë organet gjenitale, për të dhënë një mesazh të caktuar”, tha ai.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel