Sofia Vergara, probleme me ish të fejuarin

16/04/2015 00:00

Sofia Vergara është paditur nga ish i fejuari i saj Nick Loeb. Biznesmeni po përpiqet të ndalojë aktoren të shkatërrojë embrionet femërore të ngrira që janë krijuar përmes IVF (me embrione të freskëta) përpara se ata të ndaheshin.

Sipas një dokumenti të paraqitur në gjykatë, 39-vjeçari kërkon që t’i garantohet se embrionet do të mbahen të sigurta, raporton ‘In Touch’.

Sipas asaj çfarë shkruhet në letër, protagonistja e ‘Modern Family’ mendohet të ketë refuzuar që këto embrione të ruhen, për shkak të rrethanave në të cilat ndodhet.

Çifti, i cili u nda në vitin 2014, ka plotësuar një formular ku thuhet se çfarë do të bëhet me embrionet e tyre pas vdekjes, por jo pas ndarjes, duke bërë kështu që të lindë një betejë e hidhur ligjore.

Top Channel