Ankona, ndalohen mbetje të rrezikshme makinash. Po transportoheshin drejt Shqipërisë

16/04/2015 00:00

Në Doganën e portit të Ankonës, forcat e “Guardia di Finanza”-s kanë sekuestruar një automjet me targa shqiptare, që transportonte 17 ton mbetje automjetesh.

Pas kontrollit të dokumentacionit shoqërues është zbuluar se, ato që deklaroheshin si pjesë makinash, që po niseshin drejt Shqipërisë, ishin veçse mbetje të rrezikshme.

Në të vërtetë, doganierët zbuluan se bëhej fjalë për pjesë automjetesh pa targa, me motorë, amortizatorë, frena e pjesë të tjera të pandara e të pabonifikuara.

Prania e vajrave dhe lëndëve të tjera ndotëse, bënte që ngarkesa të konsiderohej “me ndotje të rrezikshme”, jo në përputhje me normat mjedisore

Akuza për shoqërinë italiane që po kryente eksportin, si dhe për shoferin shqiptar të automjetit është trafik ndërkombëtar mbetjesh të rrezikshme.

Top Channel