Tahiri prezanton drejtorin e ri të Policisë, Haki Çako

16/04/2015 00:00

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri prezantoi drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Ceremonia u zhvillua paraditen e së enjtes në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të policisë.

Haki Çako u emërua në këtë detyrë një ditë më parë, me vendim të Këshillit të Ministrave. Ai ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit.

Top Channel