Berisha: Shqiptarët po largohen sepse nuk kanë më shpresë

16/04/2015 00:00

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi të enjten në Parlament se shqiptarët po largohen nga vendi pasi “i ka humbur edhe pika e fundit e shpresës” për një jetë të mirë në atdhe.

“Shqiptarët po e shohin se nuk ka më jetë në këtë vend. Në këtë vend nuk ka më siguri”, deklaroi deputeti i Partisë Demokratike.

Berisha shtoi se shqiptarët po largohen pasi e panë që premtimet e fushatës elektorale nuk u mbajtën.

“Kjo që po ndodh është një hata e madhe për kombin. Mafia po e ha këtë komb”, tha Berisha.

Nënkryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu përgjigj Berishës duke thënë se gjithçka ai thotë janë gënjeshtra dhe budallallëqe. “Është për të ardhur keq ku ka përfunduar lideri historik i PD-së”, tha Balla.

Top Channel