Ditën punonjëse e Bankës Qendrore, natën prostitutë pasionante

16/04/2015 00:00

Ditën ishte punonjëse shembullore e bankës, natën shndërrohej në një prostitutë sadomazokiste që i pëlqente të vishte uniformën naziste të famëkeqëve SS.

Historia e një 46-vjeçarje holandeze, që punonte për llogari të Bankës Qendrore, prej disa ditësh është vendosur në qendër të mediave të Mbretërisë së Vendeve të Ulta.

Funksionarja-prostitutë, e njohur me emrin e artit si Conchita van der Waal, paralelisht me punën në Bankën Qendrore menaxhonte edhe një faqe ‘të nxehtë’ në internet, ku reklamonte veten si një ‘femër dominante që i pëlqente seksi me të panjohur’ kundrejt një pagese prej 450 euro për orë.

46-vjeçarja ishte prej 8 vitesh pjesë e stafit të Bankës Qendrore Holandeze dhe para kësaj ka qenë pjesë e institucioneve më të rëndësishme financiare në Holandë. Por puna e dytë, që besohet se e ka nisur prej pak vitesh, i siguronte të ardhura deri në 10 mijë euro në muaj.

“Jam një nimfomane e klasës së lartë, që pëlqej seksin e dhunshëm me të panjohur. Kam një karrierë të suksesshme në sektorin financiar. Puna që bëj me çon në vende të ndryshme të botës, sidomos në Europën Perëndimore dhe në Amerikë. Nëse kolegët apo klientët e mi do të dinin se natën kënaqem me hobin tim si prostitutë…”, përshkruan veten 46-vjeçarja në faqen e saj të internetit.

Tashmë Conchita ka të gjithë kohën e nevojshme për t’u marrë me pasionin e saj…nëse nuk do të përfundojë në burg. Banka Qendrore Holandeze e pushoi nga puna dhe motivi ishte ‘mungesa e integritetit moral’, por 46-vjeçarja mund të përfundojë në burg për evazion fiskal, pasi nuk ka deklaruar të ardhurat e siguruara nga pasioni i orëve të vona.

Top Channel