Halim Kosova do të zëvendësohet në Parlament nga Asllan Dogjani

16/04/2015 00:00

Përzgjedhjet e dy kandidatëve të dy partive më të mëdha në vend, janë respektivisht për socialistët një ministër dhe për demokratët një deputet.

Në rastin e përzgjedhjes së mazhorancës, nuk do të ketë lëvizje për shkak të largimit të Erjon Veliajt dhe kandidimit të tij për Tiranën. Këtë çështje socialistët e kanë zgjidhur më herët, kur si pjesa më e madhe e ministrave edhe Erjon Veliaj e ka lënë më herët mandatin e deputetit.

Ndërsa me largimin e Halim Kosovës nga Parlamenti, ai zëvendohet nga Asllan Dogjani, një ish-deputet socialist që në këto zgjedhje u përfshi në listën e Partisë Demokratike të Tiranës.

Halimi nuk është i vetmi deputet që zëvendësohet në Kuvend për shkak të kandidimit në zgjedhjet e 21 qershorit. Deputetë të tjerë që janë caktuar të kandidojnë, nga të dyja palët do të zëvendësohen nga pasuesit në listat respektive.

Top Channel