F1, Vettel: Mund ta mposhtim Mercedesin

16/04/2015 00:00

Sebastian Vettel ka mbërritur në Bahrein i karikuar në maksimum dhe i ka lëshuar sfidën makinave Mercedes.

Piloti gjerman i Ferrarit ka deklaruar: “Mund t’i mposhtim, duhet t’i vëmë nën presion dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Katër herë kampioni i Formulës 1 është i kënaqur me fillimin e sezonit të ri: “Ka qenë një nisje shumë e mirë. Jemi në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojmë kështu”.

Vettel shpreson se i nxehti në Bahrein do të jetë një avantazh për Ferrarin, ashtu siç ishte në garën e Malajzisë.

“Në kushtet e temperaturave shumë të larta, mund të bëjmë gjithmonë diçka më shumë”, tha Vettel.

Top Channel