F1, Hamilton: Unë flas vetëm në pistë

16/04/2015 00:00

Pas polemikave në garën e zhvilluar në pistën e Shangait të dielën e kaluar, Lewis Hamilton deklaroi në prag të Çmimit të Madh të Bahreinit se ai flet vetëm në pistë, duke iu përgjigjur kështu shokut të tij të skuadrës te Mercedesi, Nico Rosberg.

“Unë flas vetëm në pistë. Këtë gjë kam bërë që kur mbusha 8 vjeç. Nuk kam asnjë problem me Nicon, gjithçka është mirë”, tha britaniku.

Nico Rosberg u ankua në konferencën për shtyp pas garës së Kinës duke thënë se ritmi i ngadaltë i Hamiltonit i kishte prishur strategjinë dhe e kishte bërë të rrezikonte vendin e dytë.

“Folëm për këtë dhe nuk kemi pse i kthehemi më. E kemi mbyllur si çështje dhe jemi një skuadër e bashkuar. Nuk kemi asnjë problem me njëri-tjetrin”, shtoi kampioni në fuqi i Formulës 1.

Top Channel