Veliaj: Të rilindim Tiranën bashkë

16/04/2015 00:00

Erion Veliaj komentoi në rrjetet sociale zyrtarizimin e tij si kandidat i së majtës për Bashkinë e Tiranës.

“Do jap gjithçka për besimin që investoi tek unë Partinë Socialiste dhe aleanca jonë. Tiranën do ta rilindim! Bashkinë do ta kthejmë në punë 24/7 bashkë!”, shkruan Veliaj.

Erion Veliaj do të ketë përballë në garën e 21 qershorit Halim Kosovën nga opozita, si të pavarur Gjergji Bojaxhiun dhe Arben Tafajin.

Top Channel