FRD vendos të premten për koalicionin. Topi: Të mos politizohen zgjedhjet

16/04/2015 00:00

Kreu i Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi ka deklaruar se FRD do të vendosë të premten, nëse do të garojë në koalicion me Partinë Socialiste në zgjedhjet e 21 Qershorit.

Nga Gjirokastra, ku zhvilloi një takim me strukturat e FRD-së, Topi ka bërë apel që zgjedhjet vendore të mos politizohen dhe të zgjidhen administratorët më të mirë në shërbim të qytetarëve.

Topi ka theksuar se FRD është parti e qendrës së djathtë dhe, nëse futet në koalicion me një parti të majtë, këtë do e bëjë për të realizuar synimet e veta, ashtu si çdo forcë tjetër politike.

Top Channel