Kosovë, dy aksidente me pasojë vdekjen, një nga viktimat shtetas shqiptar

17/04/2015 00:00

Një vajzë 9-vjeçare ka humbur jetën në fshatin Nabergjan të Pejës, pasi është aksidentuar nga furgoni në të cilin po udhëtonte bashkë me fëmijë të tjerë nga shkolla për në shtëpi.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i furgonit, shtetasi me iniciale J.B, 35-vjeç, ka ndaluar për të zbritur një fëmijë, ndërsa kur është nisur ka harruar derën e pasme hapur. Në atë çast nga dera është rrëzuar 9-vjeçarja, e cila ka gjetur vdekjen. Ndaj shoferit është lëshuar urdhri i ndalimit Policor.

Ndërkohë në një tjetër aksident, një shtetas nga Shqipëria ka humbur jetën në një aksident automobilistik në fshatin Novosellë, pranë Pejës.

Shtetasi me iniciale B.G, 24 vjeç, udhëtonte me një automjet të tipit ‘Opel Corsa’, me ngjyrë të kuqe. Në bazë të hetimeve të para është konstatuar se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe gjendja jashtë standardeve e rrugës, gjë që ka bërë që shoferi të humbë kontrollin në drejtimin e mjetit.

Si pasojë automjeti ka dalë jashtë rrugës duke i goditur fillimisht dyert e një shtëpie dhe me pas ka kaluar në krahun tjetër të rrugës ku ka goditur një mur betoni.

Top Channel