Kandidatja e së majtës në Shkodër, takim me fermerët

17/04/2015 00:00

Kandidatja e së majtës për kryetare bashkie në Shkodër, zonja Keti Bazhdari ka zhvilluar një takim pune me fermerët e kësaj zone.

Sipas Bazhdarit, qëllimi i këtij takimi ishte dëgjimi i çdo propozimi apo ankese nga ana e fermerëve në shërbim të një funksionimi akoma më të mirë të këtij sektori, i cili është nga më të rëndësishmit. Fakti që me ndarjen e re territoriale Bashkisë së Shkodrës i bashkohen disa komuna, sektori i bujqësisë do të jetë një risi për këtë bashki.

Më tej, kandidatja e së majtës, që garon për kreun e bashkisë më të madhe në veri të vendit, u garantoi fermerëve se transparenca e punës dhe qëndrimi afër problematikave të tyre do të jenë baza e punës me sektorin e bujqësisë.

Fermerët i përcollën idenë që nëse Bashkia e Shkodrës do të udhëhiqet nga e majta përfitimet për fermerët do jenë akoma më të mëdha.

Top Channel