PD, Voltana Ademi për Shkodrën

17/04/2015 00:00

Partia Demokratike ka zyrtarizuar mëngjesin e së premtes kandidaten për kryetare të Bashkisë së Shkodrës. Ajo do të jetë Voltana Ademi.

Voltana Ademi do të jetë në “luftë” për qytetin më të rëndësishëm verior përballë Keti Bazhdarit të Partisë Socialiste.

Kjo përballje është e para mes dy kandidateve femra për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit.

Ndërkohë, mbrëmë, PD-ja zyrtarizoi edhe Lezhën, ku përballë Viktor Tushajt të LSI-së do të garojë me Fran Frrokajn, ndërsa në Devoll, PD-ja do të kandiddojë me Bledion Nallbatin.

Top Channel