Forumi ndërqeveritar Shqipëri-Serbi, diskutohet për fushat e bashkëpunimit

17/04/2015 00:00

Shqipëria dhe Serbia kanë mbajtur një forum ndërqeveritar dhe përfaqësuesit e ministrive të ndryshme kanë diskutuar në fushat e turizmit, infrastrukturës, teknologjisë, financave, bujqësisë dhe për mënyrat e bashkëpunimit.

Pas pjesës së tensioneve politike dhe kontakteve të para në të kaluarën, tani është nënshkruar një protokoll bashkëpunimi.

Brunilda Paskali, zv/ministre e Ekonimisë, u shpreh: “Është një eveniment shumë i rëndësishëm, sepse për herë të parë organizohet sesion ekonomik midis dy shteteve tona. Kemi kaluar nga diskutimet dhe bashkëpunimi politik, edhe në fushën e bashkëpunimit ekonomik më të ngushtë dhe të drejtpërdrejtë”.
 
Është bërë e ditur se një marrëveshje për doganat do të hyjë në fuqi me 1 qershor, kurse është diskutuar edhe për mundësinë e marrëveshjeve në fushën e transportit, mjedisit dhe turizmit. Pritet të ketë edhe takime të tjera pune.

Top Channel