Haxhinasto përuron bypass-in e Shkozetit

17/04/2015 00:00

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka përuruar paraditen e së premtes bypass-in e Shkozetit, i cili është tashmë i hapur për qytetarët.

Në fjalën e tij në ceremoninë e përurimit, Haxhinasto vuri në dukje se ky bypass do t’u shërbejë më së miri qytetarëve, të cilëve megjithatë u bëri thirrje për përgjegjshmëri.

“Mbikalimi i Shkozetit është tashmë i hapur dhe funksional. Ndjej keqardhje për dëmtimin e barrierave nga individë të papërgjegjshëm, ndaj u bëj apel qytetarëve që të ruajnë sinjalistikën rrugore”, tha Haxhinasto.

Mbikalimi i Shkozetit u realizua falë një investimi prej 8 milionë eurosh që mundëson një qarkullim më të mirë përmes shpërndarjes së trafikut të automjeteve që lëvizin në drejtim të jugut të vendit përmes lidhjes me autostradën Durrës-Tiranë, unazën e plazhit dhe zonat e tjera të rrethit bregdetar.

Top Channel