Tahiri në konferencën kundër terrorizmit: Të rritet shkëmbimi i informacioneve

17/04/2015 00:00

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka kërkuar bashkëpunim të vendeve të rajonit në luftën kundër terrorizmit. Bashkë me ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço, ai ndodhet në konferencën rajonale në luftë kundër terrorizmit në Budva të Malit të Zi.

Tahiri tha në ministerial se, duhen shkëmbyer informacionet për të hetuar pasuri të pajustifikuara, për të luftuar krimin e organizuar dhe ekstremizmin e dhunshëm.

“Kriminelët janë më të shpejtë se ne. Bashkëpunojnë më shpejt se ne. Nuk njohin kufij dhe as burokraci. Ndaj më parë duhet të luftojmë burokracinë dhe pengesat për një bashkëpunim efikas mes nesh.

Ndoshta është momenti që ne të sugjerojmë të gjithë së bashku për kolegët tanë në BE, që në takimet periodike të ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë së BE-së të marrin pjesë edhe ministrat e Brendshëm e të Drejtësisë të rajonit tonë, sepse siguria është një sfidë me të cilën duhet të përballemi të gjithë së bashku pa dallim.

Sepse terrorizmi, më shumë se çdo sfidë tjetër ndaj sigurisë, rrezikon shumë vendet tona, pavarësisht nëse je shtet i BE-së”, deklaroi Tahiri.

Top Channel