Tiranë, pranga një të riu që u kap me disa qese dhe cigare me kanabis

17/04/2015 00:00

Një 25-vjeçar është arrestuar në të gdhirë të së premtes në Tiranë, pasi u kap nga policia me disa qese dhe cigare me kanabis.

Burime zyrtare të policisë kryeqytetase bënë të ditur se, Rikel Bodinaku u ndalua në lagjen “Ali Demi”, teksa drejtonte automjetin me targa AA 150 KV.
 
“Në automjetin e Bodinakut u gjetën 5 qese, si ato të farmacive, dhe 10 cigare të mbushura me kanabis. Gjatë shoqërimit për në polici, 25-vjeçari hodhi në makinën e shoqërimit 2 qese me bimë kanabis sativa, me peshë 14.8 gramë, sasi që u sekuestrua”, saktësuan burimet.
 
Mësohet se Bodinaku ishte i shpallur në kërkim më parë, pasi Gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për “kundërshtim të punonjësit të policisë” dhe “kanosje për shkak të detyrës”.

Top Channel