Kosovë, varrosen eshtrat e 21 personave të gjetura në Rashkë

17/04/2015 00:00

U varrosën këtë të premte në disa fshatra të Kosovës eshtrat e 21 personave të masakruar nga frocat serbe gjatë luftës.

Ceremonitë mortore u zhvilluan në fshatrat Çikatovë dhe Gllanasellë, në komunën e Gllogovcit. Viktimat ishin gjetur në Rashkë të Serbisë në vitin 2014.

Në një komunikatë për shtyp, misioni EULEX sqaron se gjatë operacionit të zhvarrosjes, që ka zgjatur 2 muaj, në Rashkë u gjetën eshtrat e 54 personave.

Deri tani janë bërë 53 identifikime, ndërsa një person ende nuk është identifikuar pasi nuk ka përputhje të ADN-së.

Deri më tani janë kryer 485 operacione në terren gjatë të cilave janë gjetur 398 persona dhe eshtrat e 462 të tjerëve. 359 prej tyre ishin të regjistruar si persona të zhdukur, ndërsa tani u janë dorëzuar familjeve të tyre.

Top Channel