Kosovë, urat mbi Ibër 24 orë nën mbikëqyrje

17/04/2015 00:00

Katër urat mbi lumin Ibër që ndajnë qytetin e Mitrovicës, që nga e kjo e premte vëzhgohen 24 orë në 24 nga Policia e Kosovës, konkretisht nga stacioni i saj në veri.

Bëhet fjalë për pjesëtarët e së ashtuquajturës Civilna Zastita, si dhe njerëz tjerë të MUP-it serb, bëjnë të ditur burime të “KosovaPress”.

Këto struktura do të vëzhgojnë me shumë kujdes hyrje-daljet e secilit individ dhe automjet që kalon në drejtimin jug-veri dhe anasjelltas.

Sipas këtyre burimeve, ky plan operativ është marrë të enjten pas takimit që ka zgjatur dy orë, në Zyrën e Kosovës pranë qeverisë së Serbisë, që ndodhet në veri të Mitrovicës. Mësohet se ky plan do të vazhdojë deri në një afat të pacaktuar kohor.

“Ministri Mariç ka urdhëruar për një vendim të tillë pas incidenteve të fundit në veri, ndërsa ka kërkuar nga kreu i policisë në veri që raportet policore gjatë 24 orëve për të gjitha ngjarjet që ndodhin në atë pjesë t’i dërgohen në e-mailin e tij”, kanë thënë burimet.

Në këtë takim, përveç ministrit Mariq kanë marrë pjesë edhe kryetari legal dhe ilegal i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiç e Aleksandar Spiriç; shefi i njësisë Civilna Zastita, Stevo Paviçeviç; si dhe drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç.

Top Channel