“S&P”, Shqipëria ruan shkallën BB, vlerësohen politikat financiare

17/04/2015 00:00

Agjencia e vlerësimit financiar “Standard and Poor’s”, ka mbajtur në të njëjtin nivel vlerësimi riskun për Shqipërinë duke parashikuar madje se me reformat financiare të ndërmarra, vendi do të ulë me 2 përqind nivelin e borxhit në krahasim me prodhimin e brendshëm.

“Parashikojmë që tkurrja vjetore e borxhit të qeverisë shqiptare në dy vitet e ardhshmë të jetë në 2 përqind”, thuhet në raportin vjetor të agjencisë.

“S&P” nuk ndryshon parashikimin e mëhershëm sa i përket rritjes ekonomike për këtë vit. Sipas kësaj agjencie për përiudhën 2015-2017 ekonomia shqiptare do të rritet me 3.9 përqind, ndërkohë që borxhi publik do të zbresë nën nivelin 60 përqind të prodhimit të brendshëm në 2018-n.

Në raport thuhet se gjatë këtij viti pritet një performancë pozitive në konsolidimin e politikave fiskale dhe reduktimin e borxhit, një kërkesë kjo edhe e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Pozitive vlerësohet edhe mosndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në normën e interesit, që shihet nga “S&P” si shenjë e gjallërimit të ekonomisë.

Top Channel