Anëtarët e marinës britanike akuzohen për sulm seksual në Kanada

18/04/2015 00:00

Katër anëtarë të marinës britanike u akuzuan të enjten për sulm seksual, pas një ngjarje të ndodhur më 10 prill në Nova Scotia të Kanadasë, tha një zëdhënës i Departamentit kanadez të Mbrojtjes.

Personat e ndaluar, Craig Stoner, Darren Smalley, Joshua Finbow dhe Simon Radford, janë anëtarë të një ekipi britanik hokej të marinës dhe do të merrnin pjesë në një turne.  

Mediat lokale kanë raportuar se ata kanë sulmuar një femër nga Halifax. “Kjo është një akuzë shqetësuese. Jam i kënaqur me bashkëpunimin e plotë të ofruar nga autoritetet britanike për të mbështetur punën e vështirë hetimore të ekipin mbi këtë çështje”, tha nënkoloneli kanadez Francis Bolduc.

Ministria britanike e Mbrojtjes tha në një deklaratë se e klasifikon ngjarjes si shumë serioze, por nuk do të komentoj më tej në lidhje me të derisa proceduarat hetimore janë duke vazhduar.

Top Channel