Foto e parë e Chris Brown me vajzën e tij

18/04/2015 00:00

Chris Brown ka publikuar një fotografi të mrekullueshme me vajzën e tij Royalty në rrjetin social Instagram.

Këngëtari, i cili ka mësuar së fundmi se është babai i vogëlushes, duket shumë i dhënë pas vajzës së tij 10-muajshe.

Në njërën prej fotografive të postuara ai shihet teksa përkëdhel Royality dhe të dy janë kombinuar shumë mirë me veshjet e tyre.

Artisti dukej në një gjendje të mirë shpirtërore pasi si mbishkrim të fotos kishte vendosur: Zoti më ka bekuar me binjaken time, Royalty.

Mësohet se 25-vjeçari i ka bërë një kërkesë mamasë së vajzës, në të cilën kërkon që ajo së bashku me vajzën të rikthehen në Hollywood, në mënyrë që ai të kalojë sa më shumë kohë me të bijën.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel