Rama në Twitter: Gati për një fitore shembullore

18/04/2015 00:00

Menjëherë pas mbarimit të takimit të kandidatëve të PS-së dhe LSI-së për
zgjedhjet lokale të 21 Qershorit, Kryeministri Edi Rama ka shkruar në
Twitter.

“Gati për një fitore shembullore të politikës së njerëzve me njerëzit e për njerëzit ndaj politikës së sherreve e shpifjeve”, ka shkruar Rama në profilin e tij.

Top Channel