Tiranë, zjarr në një pallat tek ish-Parku i Autobusëve; nuk ka të lënduar

18/04/2015 00:00

Një zjarr, shkaqet e të cilit ende nuk janë përcaktuar, përfshiu një
apartament në katin e katërt të një pallati, tek ish-Parku i Autobusëve
në Tiranën e Re.

Për fat të mirë, nga forcat zjarrfikëse dhe të policisë që kanë shkuar në vendin e ngjarjes, nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme material që pritet të vlerësohen më pas.

Ekspertë të policisë po punojnë për të përcaktuar shkaqet e këtij zjarri, tashmë të izoluar dhe të vënë nën kontroll nga mjetet zjarrfikëse.

Top Channel