PD prezanton kandidatët për Vlorën dhe Librazhdin

18/04/2015 00:00

Partia Demokratike ka vijuar zyrtarizimin e kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Këtë të shtunë është shpallur kandidati i Bashkisë së Vlorës, Selenicës dhe asaj të Librazhdit.

Genc Deromema do të garojë për Bashkinë e Vlorës, duke u përballur me Dritan Lelin, i shpallur nga Partia Socialiste. Ndërkohë, Përparim Shameti kërkon kreun e Bashkisë së Selenicës. Nga koalicioni i majtë është shpallur Kasem Senaj, i cili vjen nga radhët e LSI-së.

Në Librazhd demokratët do të garojnë me Fadil Brazhdan, që do të ketë përballë kandidatin socialist, Kastriot Gurra.

Më herët, gjatë një proteste në qytetin e Korçës ku nuk munguan element të shumtë të fushatës elektorale, kreu i PD-së, Basha, prezantoi Gjergji Meron për bashkinë e Korçës dhe Xhevdet belishta për atë të Maliqi
t.

Top Channel