Trajnimi i kirurgëve dhe specializantëve

18/04/2015 00:00

Për herë të parë kirurgët e përgjithshëm apo kirurgët e specialiteteve, mjekët e rinj dhe specializantët kane mundësi të trajnohen për mikrokirugji duke u ushtruar në enët vazale të kafshëve apo të shpendëve.

Rëndom në vendin tonë ndodh që kirugu të nisë punën direkt me njeriun dhe shepsh herë është vënë re që ndonëse ndërhyrja është kryer me sukses qepja e plagës ka lënë për të dëshiruar. 18 neurokirugë  janë duke u trajnuar nga krirugu i njohur irlandez Jack MC Cann në kurse 1-javore të cilat janë mundësuar në bashkëpunim me neurokirurgun Prof. Mentor Petrela.

“Mendoj se ky lloj trajnimi është shumë i rëndësishëm sepse njihet dhe aplikohet në mbarë botën. Këta tashmë janë disa ekspertë që kur të mbarojnë trajnimin do të jenë shumë të suksesshëm në procesin që ka të bëjë me identifikimin e nervave dhe venave në trupin e njeriut. Kjo do t’i ndihmojë pacientët shqiptarë sepse do të mund të kurojnë nervat apo venat me të njëjtën teknologji. Gjithashtu kjo do të ndikojë në përmirësimin edhe aftësitë e mjekëve sepse mund të riparojnë pikërisht këto pjesë të vogla të organizmit ,të cilat mund të jenë dëmtuar nga traumat apo nga ndërhyrjet kirurgjikale”, thotë kirurgu irlandez, Jack McCann.

Pas përfundimit të kursit të parë, ka nisur tanimë kursi i dytë i trajnimit për të cilat kirugu irlandez  ka mundësuar një pjesë të mirë të pajisjeve falas . Dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Mira Rakacolli  vlerëson se ky trajnim në mikrokirugji është normë europiane.

“Në procesin e modernizimit të kurrikulës të Universitetit Mjekësor dhe natyrisht edhe të Fakultetit të Mjekësisë, një vend të rëndësishëm zë edhe zgjerimi  dhe bërja më praktike e tyre. marrja pjesë në këto kurse është një pjesë e rëndësishme. Sot formimi mikrokirurgjikal është një pjesë e rëndësishme e kurrikulës europiane. Nuk ka sot kurrikulë pa formimin mikrokirurgjikal. Fakulteti i Mjekësisë e mbështet shumë këtë kurs”, thotë Mira Rakacolli, dekane e Fakultetit të Mjekësisë.

Rakacolli shton se është duke u parë mundësia që ky kurs të bëhet pjesë e kurrikulës në Fakultetin e Mjekësisë. Këto kurse trajnimi kanë ngjallur interes, jo vetëm për kirurgët tanë, por edhe për ata nga Kosova dhe Maqedonia të cilët janë duke i frekuentuar ato.

Top Channel