Formula 1 në Bahrein, Hamilton do të niset i pari, ndjek Vettel

18/04/2015 00:00

Dy makinat Mercedes do t’i ndajë Ferrari i Sebastian Vettel në garën e së dielës për Çmimin e Madh të Bahreinit.

Lewis Hamilton regjistroi xhiron më të shpejtë duke siguruar vendin e parë në nisje, ashtu siç ka bërë edhe në tri garat e kaluara.

Menjëherë pas pilotit britanik do të jetë “Kokëkuqja” e Sebastian Vettel që i rrëmbeu vendin e dytë një tjetër Mercedesi, atij të Nico Rosberg. Në vijën e dytë, nga vendi i katërt do të niset Ferrari i Kimi Raikonen.

Katërshja e parë paralajmëron një garë spektakolare ditën e dielë, garë që transmetohet drejtpërdrejtë në Top Channel duke nisur nga ora 17:00.

Top Channel