Vlorë, asgjësohen 4 mijë rrënjë kanabis, në kërkim dy persona

18/04/2015 00:00

Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 4 mijë rrënjë bime narkotike kanabis sativa dhe ka shpallur në kërkim dy persona gjatë një operacioni antidrogë të koduar me emrin “Tragjasi i Vjetër”.

Policia ka shpallur në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të kultivimit të bimës. Ata janë shtetasit Hajro Gjonzeneli, 44 vjeç dhe Ligor Fejzaj 52 vjeç.

Bimët narkotike me lartësi deri në 50 cm, të kultivuara në kubikë u zbuluan pas kontrollit të ushtruar në ambientet e stallave të bagëtive të shtetasve të mësipërm në vendin e quajtur “Gropa e Fikut” në fshatin Tragjas i Vjetër, pas informacioneve te marra ne rruge operative.

Në afërsi të vendit ku u zbuluan bimët narkotike u konstatua edhe një sipërfaqe toke e punuar në disa parcela, ku dyshohet se do të vendosej bima narkotike. Aktualisht policia në terren po kryen kontrolle banesash dhe krehje territori për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel