Ndëshkohen 430 shoferë në Vlorë, 9 në pranga se drejtonin pa patentë

18/04/2015 00:00

Gjatë kësaj jave, policia e Vlorës ka  ndëshkuar 430 persona për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa ka proceduar penalisht 9 të tjerë, pasi drejtonin automjetet pa patentë.

Sipas burimeve zyrtare nga policia lokale, e cila ka publikuar një përmbledhje për masat e ndërmarra këtë javë në fushën e qarkullimit rrugor, 203 janë drejtues janë ndëshkuar për qëndrim të gabuar të mjetit, 84 për mosmbajtje të rripit të sigurimit, 102 për përdorim të telefonit, 20 për xhama të zinj dhe 21 drejtues të tjerë për shkelje të tjera të ndryshme. Po ashtu, janë tërhequr 16 leje qarkullimi dhe 3 leje drejtimi të pezulluara më përpara.

Top Channel