Shkodër, granadë dore në oborrin e një banese, nuk ka të lënduar

19/04/2015 00:00

Një granadë dore ka shpërthyer në oborrin e një banese në Shkodër. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në orët e darkës të së shtunës, në lagjen “Qemal Stafa”, në zonën që njihet me emrin ish-Dekori.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar disa dëme materiale, ndërsa dëme në njerëz nuk ka pasur.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje që dyshohet të ketë motive hakmarrjeje.

Ndërkohë, janë shoqëruar në polici disa persona që dyshohet të kenë djeni apo lidhje me ngjarjen si dhe janë intervistuar familjarët e banesës ku është hedhur granada.

Top Channel