Aksioni kundër vjedhjes së energjisë, arrestohen 9 persona

19/04/2015 00:00

Vijon aksioni i përbashkët i Policisë së Shtetit me OSHEE-në kundër vjedhjes së energjisë elektrike.

Njoftohet se gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin kanë vepruar 80 grupe të përbashkëta, që kanë evidentuar 31 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 31 autorë.

Policia e Shtetit bën të ditur se janë arrestuar 9 persona, janë shpallur në kërkim 16 dhe ndiqen në gjendje të lirë 6 të tjerë.

Gjithashtu, janë ndërprerë 2479 lidhje të abonentëve debitorë dhe 31 lidhje të paligjshme.

Top Channel