Yjet nuk gjenden më në revista

19/04/2015 00:00

Harrojini yjet e revistave: vajzat, krahasimin e pamjes së tyre, e bëjnë me fotografitë e mikeshave në Facebook. Modelet e frymëzimit kanë ndryshuar, sipas studimit të një grupi kërkuesish nga Universiteti i Neë South Wales në Australi.

Veprimet e 150 nxënëseve dhe studenteve të moshave nga 17 deri në 25 vjeç, të marra nën vëzhgim, treguan se faqet e revistave i shfletonin shumë pak, por ama Facebook-un e kontrollonin vazhdimisht. Rrjetin social e preferonin si mënyrë krahasimi të vetes me pamjen e të ngjashmeve të tyre dhe ishin mjaft kureshtare të shikonin sesi kishin ndryshuar vajzat e tjera me kalimin e viteve.

Aktivistët e të drejtave të grave dhe psikologët argumentojnë prej kohësh se mënyra e portretizimit të femrave në media ka shpeshherë një efekt të fuqishëm negativ sa i takon vlerësimit për veten. Që në fillimin e viteve 1980, studiuesit janë përpjekur të tregojnë se reklamat televizive apo ato nëpër revista me figura aspak realiste femrash shumë të holla, kanë kontribuar në krijimin e një imazhi jo fort pozitiv të grave dhe vajzave për veten, duke çuar në mjaft raste edhe në depresion.

Por, me numrin gjithmonë e më të madh të adolshenteve të ngulura përpara kompjuterit, disa autorë këmbëngulin se edhe Facebook-u mund të arrijë të ketë të njëjtat pasoja negative tek femrat përsa i takon vetëbesimit dhe tendenca për t’u krahasuar me të tjerat mund të shndërrohet në një problem shumë më të thellë nga sa duket në pamje të parë.

Top Channel