Roma ndalet nga Atalanta, humb mundësinë për të rimarrë vendin e dytë

19/04/2015 00:00

Pesë ndeshje të javës së 31-të të Serisë A u luajtën të dielën, ku 4 prej tyre kanë përfunduar në barazim, ndërsa ka arritur të fitojë vetëm Palermo, e cila mposhti 2-1 Xhenovën.

Roma ka arritur një tjetër barazim, duke humbur kështu mundësinë për të rimarrë vendin e dytë, i cili mbahet nga Lacio me pikë të barabarta me verdhekuqtë . Edhe pse kaluan në avantazh që në minutën e 3 me një gol të kapitenit Totti, kryeqytetasit nuk mundën të fitonin. Atalanta barazoi rezultatin me një gol të shënuar nga Denis në minutën e 23-të.

Ndërkohë, ndeshja mes Empolit të Hysajt dhe Parmës ku aktivizohet Andi Lila përfundoi me rezultatin 2-2. Shkodrani qëndroi në stol në këtë takim, ndërsa Lila ishte titullar, por u zëvendësua në minutën e 69-të.

Në mesditë, Sasuolo dhe Torino e mbyllën ndeshjen 1-1. Në 20 minutat e fundit për miqtë u aktivizua edhe Migjen Basha. Në barazim 1-1 përfundoi edhe Kievo-Udineze.

Në mbrëmje do të zhvillohet derbi Inter-Milan.

Top Channel