Raikkonen: Ekipi po bën një punë të mirë, por duhet kohë për të mposhtur “Mercedes”-in

19/04/2015 00:00

Edhe pse zhvilloi një garë të mirë dhe u rendit i dyti, Raikkonen nuk është shprehur shumë i kënaqur me pozicionin pas përfundimit të garës.

“Vendi i dytë nuk është diçka për t’u festuar, por kjo do të thotë se rezultatet do të vijnë. Ekipi po punon mirë, por për të mposhtur “Mercedes” duhet ende kohë”, tha Raikkonen.

Ndërkohë i zhgënjyer me vendin e pestë është shprehur Vettel, i cili ka pranuar gabimet. “Nuk jam i lumtur për pozicionin e arritur, pasi kam bërë disa gabime në momentet vendimtare të garës”, tha gjermani, i cili shtoi se kjo ishte një garë përgjithësisht e mirë për ekipin, por jo për të.

Vettel vlerësoi edhe shokun e tij të skuadrës për vendin e dytë, duke thënë se kjo tregon se Ferrari është në ngjitje.

Top Channel