ISIS publikon një tjetër video, ekzekutohen 30 të krishterë

19/04/2015 00:00

Militantët e ISIS kanë publikuar një tjetër video ku tregohet ekzekutimi i 30 personave në Libi, për të cilët militantët pretendojnë se janë të krishterë etiopianë.

Në video duket një grup njerëzish të cilëve u pritet koka në breg të detit, ndërsa disa të tjerë qëllohen me armë zjarri në kokë në një shkretëtirë.

Viktimat besohet të jenë anëtarë të Kishës etiopiane të marrë nën kontroll nga militantët e Shtetit Islamik. Video është e ngjashme me ekzekutimin me prerje koke të 21 të krishterëve egjiptianë në muajin shkurt. Video e publikuar është 29 minuta dhe mban logon e Shtetit Islamik. Deri tani ende nuk është verifikuar autenticiteti i saj.

Në video, një militant kërcënon të krishterët se do të ekzekutohen nëse ata nuk pranojnë Islamin ose të paguajnë ‘taksa’ të veçanta.

ISIS ka publikuar muajit e fundit një numër të madh videosh ku tregohet vrasja e pengjeve. Këto veprime janë dënuar gjerësisht.

Top Channel