Për herë të parë opozitë në Kubë

19/04/2015 00:00

Për të parën herë në historinë e Kubës komuniste, dy kundërshtarë të qeverisë do të garojnë në zgjedhjet lokale të së dielës.

Hildebrando Chaviano është një gazetar dhe jurist i pavarur; Yuniel Lopez nga ana tjetër është pjesëtar i një force politike të shpallur të jashtëligjshme, Partia e Kubës së Pavarur dhe Demokratike.

Fitorja e dy disidenteve do të ishte e paprecedent në sistemin një partiak kuban. Si Chaviano dhe Lopez i përcollën agjencive të huaja të lajmeve bindjen se qeveria është gjendur e papërgatitur përballë nivelit të jashtëzakonshëm të mbështetjes për ta.

“Askush në qeveri nuk e priste që të zgjidheshin në Këshillat Elektorale, e jo më të bëheshin kandidatë”, u shpreh zoti Chaviano.

Ndërsa Lopez mendon se në Kubë sot ka më pak frikë se në të kaluarën dhe gjërat kanë nisur ngadalë të ndryshojnë.

Top Channel