Turqi, persekutohen ateistët, shqetësime mbi rritjen e presionit nga qeveria

19/04/2015 00:00

Turqia është zyrtarisht shtet laik, por 99 për qind e popullsisë janë myslimanë, shumica e të cilëve të devotshëm.

Sipas Zërit të Amerikës, një komunitet i vogël ateist i vendit është duke shprehur shqetësim për atë që e sheh si intolerancë në rritje të nxitur nga qeveria pro-islamike turke.

Vitin që shkoi ndjekje të shumta penale janë hapur kundër disa përdoruesve të “Twitter”-it, disa prej të cilëve janë tani në burg pasi kanë ngritur pyetje mbi ekzistencën e Zotit, ndërsa muajin e kaluar u bllokuan 48 faqe të internetit, duke përfshirë një që i përket revistës franceze satirike “Charlie HEBDO”, si dhe faqen elektronike të Shoqatës Ateiste.

Top Channel