Uashington, kujtohet “Dita e Tokës”

19/04/2015 00:00

Të shtunën në Parkun Kombëtar të Uashingtonit u zhvilluan aktivitete të ndryshme, me rastin e “Ditës së Tokës”.

Në tubimin ku morën pjesë qindra mijëra vetë,  foli Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim dhe aktorët Don Cheadle e Chris Martin. Pas kësaj, pati edhe një koncert.

Eventi përkoi me takimet e pranverës së Bankës Botërore dhe të FMN-së dhe ato synojnë të theksojnë problemet e varfërisë dhe të ndryshimeve klimatike.

“Dita e Tokës” në fakt shënohet zyrtarisht të mërkurën, më 22 prill. Këtë vit mbushen 45 vjet nga fillimi i shënimit të kësaj dite ndërkombëtare.

Top Channel