“Paqe” në derbin e Milanos

19/04/2015 00:00

Ka përfunduar në barazim 0-0 derbi i Milanos mes Interit dhe Milanit. Një ndeshje me pak emocion dhe me një nivel nën mesatar nga të dyja skuadrat.

Pjesa e parë ka qenë me e ekuilibruar, duke u zhvilluar kryesisht në mesfushë, ndërkohë që në të dytën dhe kryesisht në fundin e ndeshjes, Interi ka kontrolluar takimin duke krijuar shumë raste, por Milani ka qenë me fat në disa raste dhe në disa të tjera, portieri Diego Lopez ka bërë mrekullinë.

Me këtë pikë të marrë, asnjëra nga skuadrat e Milanos nuk mund të jetë e kënaqur pasi nuk i shërben në synimin që kanë të dyja për të shkuar në zonën europiane deri në fund të këtij sezoni krejtësisht të dështuar për to.

Top Channel