Brazil, vriten 8 tifozë përpara një ndeshjeje futbolli

20/04/2015 00:00

Tetë tifozë janë vrarë para nisjes së një ndeshjeje futbolli në qytetin më të madh brazilian, Sao Paulo. Viktimat janë të gjithë mbështetës të Corinthiasit dhe ishin duke përgatitur banderolat në momentin kur në “fan club”-in e tyre hynë tre persona të armatosur dhe i urdhëruan të shtriheshin në tokë përpara se t’i qëllonin.

Policia bën të ditur se vrasjet kanë lidhje me tregtinë e drogës dhe jo me futbollin.

“Duke u nisur nga dëshmitë, ne kemi nisur hetimin. Nuk mendojmë se këto vrasje kanë lidhje me rivalitetin sportiv”, tha Arlindo Jose Negrao për Associated Press.

Top Channel