IKMT-ja shemb 4-katëshin në Rrogozhinë

20/04/2015 00:00

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi me shpërthim të kontrolluar një ndërtesë 4-katëshe në rrethrrotullimin e Rrogozhinës.

Operacioni u krye në kuadër të investimeve publike në infrastrukturën rrugore të zonës dhe ashtu si për objekte të tjera do të dëmshpërblehen pronarët.

Për shembjen e godinës 4-katëshe në ndërtim, forcat xheniere  përdorën 50 kilogramë tritol.

Si pasojë e ndërhyrjes, qarkullimi u bllokua për rreth 20 minuta.

Top Channel