Shkodër, sekuestrohen 13 kg marijuanë, arrestohet 25-vjeçari

20/04/2015 00:00

Një sasi prej 13 kilogramë hashash u kap nga Policia Kufitare në kufirin e gjelbër me Malin e Zi.

Policia kapi në flagrancë shtetasin Bruno Nikaj, 25 vjeç, banues në fshatin Hot të Malësisë së Madhe.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga njësiti i Policisë Kufitare të Hanit të Hotit, afër vijës kufitare në Hot, në vendin e quajtur sipër Kalasë, teksa po tentonte të trafikonte me një thes plasmasi me lëndë narkotike drejt Malit të Zi, një sasi prej 13 kilogramë kanabis sativa.

Top Channel