Shkodër, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me burg përjetë për vëllezërit Përmarkaj

20/04/2015 00:00

Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për dy vëllezërit Përmarkaj. Anton e Sokol Përmarkaj u dënuan me burg përjetë për vrasjen e dy personave në vitin 2012.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit dënoi me 24 vjet burg Fran Përmarkajn dhe me 22 vjet burg Bardhok Përmarkajn, të përfshirë gjithashtu në këtë ngjarje. Vëllezërit Përmarkaj vranë Paulin dhe Hilë Markajn dhe plagosën dy të tjerë në 29 qershor të vitit 2012.

Anëtarët e familjes Markaj po udhëtonin me një autobus kur po ktheheshin nga një vizitë familjare. 200 metra larg banesës së tyre kanë rënë në pritën e ngritur nga anëtarët e familjes Përmarkaj, të cilët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi komshinjtë e tyre.

Për pasojë mbeti i vrarë në vend Paulin Markaj, 43 vjeç, i cili ishte edhe drejtuesi i autobusit të tij privat dhe vëllai i tij, Hilë Markaj, 54 vjeç. Është plagosur rëndë Tone Markaj, 39 vjeç, bashkëshorte e një prej viktimave dhe Alfons Markaj, 25 vjeç, nip i dy viktimave.

Top Channel