Galliani pas derbit: Të vjen të qash

20/04/2015 00:00

Ishte një derbi i shëmtuar dhe Milani u paraqit më keq se Interi. Nga njëra anë, zemërimi i zikaltërve me arbitrin e ndeshjes, nga ana tjetër, gjendja e keqe shpirtërore e kuqezinjve pas një performance të dobët.

Në tribunë, administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani, e ka komentuar me trishtim barazimin 0-0.

“Nuk ke çfarë thua, të vjen të qash… Gjithsesi, nuk mund të presësh shumë nga dy skuadra që janë në vend të nëntë dhe të dhjetë”, i ka thënë Galliani disa tifozëve.

Galliani u largua nga San Siro i zymtë në fytyrë dhe pa folur me asnjë media. Në fund të fundit, ashtu siç i tha tifozëve, nuk ke çfarë thua.

Top Channel