Lively shkëlqen në premierën e ‘The Age of Adaline’

20/04/2015 00:00

Blake Lively ka treguar bukurinë e saj e veshur me një fustan gjigand të kuq teksa ka mbërritur në premierën e filmit ‘The Age Of Adaline’ në Nju Jork, ditën e dielë.

Aktorja 27-vjeçare nuk ka qënë e shoqëruar nga bashkëshorti Ryan Reynolds, por nga mamaja Elaine dhe vëllai i saj, Eric Lively.

Me një fustan që të kujtonte bukurinë e vjetër të Hollivudit, Blake dukej pothuajse si personazhi që luan në film.

Veshja e saj tregonte qartë se Blake i është rikthyer formave të saj perfekte edhe pse ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, vajzën të quajtur James, në muajin dhjetor.

FOTO GALERI
1/4
Aktorja në premierën e filmit të saj të fundit

Top Channel