Fotoja e parë për publikun e djalit të Justin Timberlake

20/04/2015 00:00

Justin Timberlake ka publikuar fotografinë e parë të djalit të tij Silas.

Këngëtari e ka postuar fotografinë e vogëlushit, i cili erdhi në jetë në fillim të këtij muaji, ku shihet në krahët e Jessica Biel, në llogarinë e tij të Instagramit.

Silas dukej i mrekullueshëm me sytë blu që shkëlqenin teksa shikonte me kuriozitet babain e tij në momentin që po fotografohej.

Kjo është hera e parë gjithashtu edhe për Jessica Biel që fotografohet pas lindjes.

Zëdhënësi i çiftit ka konfirmuar ardhjen në jetë të Silas Randall Timberlake më 11 prill.

Top Channel