Kapshticë, pranga të dënuarit me 5 vite burg

20/04/2015 00:00

Një person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 5 vite burg për “vrasje me dashje të mbetur në tentativë”, u arrestua të dielën, në pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, në Korçë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë rajonale, i ndaluari është 22-vjeçari Ilir Bilibani, banues në fshatin Plug të Lushnjës. Dy vite më parë, Gjykata e Apelit në Vlorë e ka dënuar atë me 5 vite burg, për veprën penale ‘vrasje me dashje e mbetur në tentativë’.
 
Ndalimi i 22-vjeçarit u krye nga efektivë të Policisë Kufitare për t’iu dorëzuar më pas autoriteteve të Drejtorisë së Burgjeve, ku Bilibani do të vuajë dënimin e dhënë ndaj tij nga drejtësia shqiptare.

Top Channel